120 deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës do të regjistrohen sot e nesër te administrata, para se të marrin pjesë në konstituimin e legjislaturës së VIII.Të parët që do të regjistrohen janë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Listës Vjosa e më pas deputetët e subjekteve tjera.Seanca konstituive do të mbahet të hënën, më 22 mars 2021, në orën 10:00.
Nis regjistrimi i deputetëve në Kuvend

Seanca do të kryesohet nga deputeti më i vjetër në moshë, i shoqëruar nga deputeti më i ri.Pikë e parë e seancës do të jetë formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve, për t’u pasuar me betimin e deputetëve.Seanca konstituive do të përmbyllet me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

