PRIZRENI ME RAJON

Nis realizimi i projektit për ndërtimin e shtigjeve për biçikleta në fshatin Vlashnje

Nis realizimi i projektit për ndërtimin e shtigjeve për biçikleta në fshatin Vlashnje
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Nëntor 2023, 16:29

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka filluar realizimi i projektit për ndërtimin e shtigjeve për biçikleta në fshatin Vlashnje, ku po hapet tereni dhe traseja e nevojshme për rrugën e çiklistëve dhe këmbësorëve.

Njoftimi i plotë:

Ka nisur sot realizimi i projektit për ndërtimin e shtigjeve për biçikleta në fshatin Vlashnje, ku po hapet tereni dhe traseja e nevojshme për rrugën e çiklistëve dhe këmbësorëve.

Ky projekt i Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik ka për qëllim promovimin e shëndetit dhe çiklizmit malor si dhe të krijoj mjedis më të përshtatshëm për ata që e përdorin biçikletën si mjet transporti dhe rekreacioni.

Përveç në ruajtjen e mjedisit nga ndotja, shtigjet e reja për biçikleta, të ndara nga trafiku i makinave, do të ndikojnë në joshjen e turistëve për vizitë në këtë pjesë të Komunës së Prizrenit dhe do ta rrisin sigurinë e komoditetin e çiklistëve gjatë shëtitjeve në natyrën e mrekullueshme të kësaj zone.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika