Në sheshet e Prishtinës ka nisur parakalimi i trupave të FSK-së dhe atyre të Policisë së Kosovës, me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të vendit.
Dhjetëra ushtarë të FSK-së janë bërë pjesë e parakalimit për nder të Ditës së Çlirimit.
Përgjatë parakalimit do të ekspozohen sisteme të ndryshme të armatimit.





