- Reklama -

Nis numërimi i votave për kandidatët për anëtarë të kuvendeve komunale

Në qendrat komunale të numërimit në gjithë Kosovën më 13.10.2025 ka nisur procesi i numërimit të votave të kandidatëve për anëtarë të kuvendeve komunale.

Në qendrën komunale të Prishtinës numërimi filloi në ora 18:00, rreth dy orë vonesë, pasi fillimi i procesit ishte paralajmëruar për në ora 16:00.

- Reklama -

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, tha se gjatë ditës numërimi ka filluar në tri komuna dhe në orën 16:00 në 35 të tjera.

Në 38 Qendra Komunale të Numërimit do të punohet në dy orare, ndërkaq KQZ ka emëruar më shumë se 520 ekipe të numërimit me mbi 2 mijë anëtarë. Numërimi i votave të kandidatëve dhe verifikimi i rezultateve do të bëhet duke ofruar transparencë të plotë dhe nën monitorimin e vëzhguesve”- ka thënë ai.

Po ashtu, Elezi ka njoftuar se pas këtij procesi do të nisë numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht, i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta dhe i fletëvotimve nga votimi jashtë.

“Përveç organizimit të votimit në 2,571 vendvotime të rregullta, KQZ ka mundësuar votimin me kusht në 54 vendvotime të tjera, votimin jashtë vendvotimeve përmes ekipeve mobile për 3,467 votuesit me nevoja të veçanta dhe votimin jashtë Kosovës përmes postës për 43,933 shtetasit e Kosovës. Numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht, i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta dhe i fletëvotimve nga votimi jashtë Kosovës, do të bëhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pasi të përfundojë procesi në Qendra Komunale të Numërimit”- thuhet në njoftim.

Ai tha se sipas të dhënave preliminare të deritashme, në 54 vendvotime me kushtn në përgjithësi ka 2,119 zarfe me fletëvotime.

“Nga votimi jashtë Kosovës, nga tërheqja e dërgesave postare që është bërë nga 22 kuti postare, nga gjithsej 23, numri i zarfeve të supozuara me fletëvotime është 33,258. Së shpejti do të kemi edhe të dhënat nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i cili është realizuar jashtë vendvotimeve. Numri i votuesve të regjistruar në këtë program votimi ka qenë 3,467”- ka thënë ai.

Të dielën në mbrëmje, në 2,571 vendvotime të regullta është përmbyllur procesi i numërimit të votave të kandidatëve për kryetarë të komunave dhe votave të subjekteve politike nga zgjedhjet për kuvende komunale.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort