Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se ka filluar numërimi i votave me post.
Tutje, Elezi tha se numërimi i tyre do të përfundojë gjatë mbrëmjes së sotme, për shkak të numrit të vogël të tyre.
“Gjatë periudhës së votimit përmes postes që nga data 29 tetor deri më 12 nëntor, komisioni qendor i zgjedhjeve ka pranuar 1571 zarfe të supozuara me fletëvotime dhe pas procesit të vlerësimit nga ana e shërbimit votues të kqzz, nga këto zarfe të supozuara ka pasë brenda tyre më shumë se 2000 zarfe të individualizuara me fletëvotime, dhe nga ky proces pas verifikimit të tyre janë gjithsej 2379 zarfe të individualizuara, dhe ato do të numërohen gjatë mbrëmjes së sotme nga ora 18:00”, ka thënë Elezi.
“Duke qenë 2371 zarfe me fletëvotime, brenda disa orëve do të përmbyllet ky proces dhe në QNR do shfaqet rezultati për secilën komunë”.
Ai në fund tha se numërimi i fletëvotimeve të personave me nevoja të veçanta do të përfundojë brenda disa ditësh.