Për të nëntin vit me rradhë, mbi 50 organizata dhe institucione partnere, me më shumë se 70 aktivitete, shënojnë Javën Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë, prej 8-14 Nëntor. Ceremonia zyrtare e hapjes së GEW u mbajt në Biblotekën Kombëtare të Kosovës.
Në këtë ceremoni u transmetua video mesazhi i Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, ndërsa për rëndësinë dhe fuqizimin e ndërmarrësisë ne vend, në këtë ceremoni të pranishmive ju drejtuan edhe Ushtruesi i detyrës së Ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe, Ushtruesja e detyrës së Ambasadores së Suedisë, Nasrin Pourghazian, shefi i zyres së BERZH në Kosovë, Neil Taylor, Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka si dhe Uranik Begu, drejtor ekzekutiv i ICK-së dhe nikoqir i Javës Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë.
Java Globale e Ndërmarrësisë është ngjarja më e madhe festive e ndërmarrësisë në botë, e cila bën bashkë ndërmarrës, inovatorë, punëdhënës dhe akterë tjerë, që për qëllim kanë zhvillimin e ideve të reja, krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e mirëqenies dhe zhvillimin.






