LAJME

Nis hetimi i Donika Gërvallës për mosdeklarim të pasurisë

Nis hetimi i Donika Gërvallës për mosdeklarim të pasurisë
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Tetor 2022, 16:32

Kanë nisur hetimet ndaj ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz.

Ajo dyshohet se nuk e ka deklaruar saktë pasurinë e saj.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, përmes zëdhënëses Laureta Ulaj.

“Referuar pyetjeve tuaja, lidhur me kallëzimin penal kundër D.G., në drejtim të veprës penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, iu njoftojmë se rasti është në fazën e hetimeve” – tha Ulaj për Klankosova.tv.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika