- Reklama -

Nis greva në QKUK, punëtorët e sigurimit akuzojnë menaxhmentin

Punëtorët e sigurimit fizik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), të mbështetur nga Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, kanë hyrë në grevë për shkak të moszgjidhjes së çështjes së punësimit të punëtorëve të sigurimit fizik në QKUK.

Greva do të vazhdojë çdo ditë prej orës 10:00 deri në ora 15:00, derisa të plotësohen kërkesat e punëtorëve.

- Reklama -

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, tha se problemi ka kaluar çdo afat të arsyeshëm dhe se siç tha ai, sipas informacioneve zyrtare nga KRPP dhe OSHP, tenderi mund të përmbyllet brenda tri ditësh, madje edhe brenda tri orësh nëse ka vullnet nga menaxhmenti i QKUK-së.

“Për dy javë ditë ne nuk kemi lënë derë pa hapë që ta zgjidhim problemin dhe ta shkurtojmë afatin e këtyre punëtorëve që të qëndrojnë jashtë procesit të punës. Përkundër asaj që kemi hulumtua në KRPP, në OSHP, na është thënë ‘të gjitha dyert e hapura, duart e lira i ka QKUK-ja të vendosë për tenderin’. E kemi informacione zyrtare nga të gjithë, edhe OSHP-ja, edhe KRPP-ja, që ky tender mund të zgjatë maksimumi tri ditë dhe nëse është vullneti dhe dëshira e QKUK-së, mund të përfundojë brenda tri ore. Ne jemi të bindur zyrtarisht që kjo po bahet për përfitime të individëve brenda këtu QKUK-së. E themi me plot përgjegjësi, normal që duke i dhanë argumente edhe Policia e Krimeve Ekonomike tani ka hy që ta verifikojë këtë tender, QKUK-ja ka obligim maksimal që për tri ditë ta zgjedhë këtë problem dhe punëtorët të kthehen në vendet e tyre të punës. Është shumë normale që ne po shohim dhe kemi informacione që shumë punëtorë, sidomos nga viset larg…”, ka thënë Azemi.

Sipas Azemit, institucionet përkatëse po shmangin përgjegjësinë. Ai tha se fillimisht u justifikuan me KRPP-në dhe OSHP-në, por dokumentacioni zyrtar dëshmon se QKUK është përgjegjëse direkte për shtyrjen e procesit.

Ai ka theksuar se kjo situatë ka lënë qindra punëtorë pa të ardhura, shumë prej të cilëve përballen me kredi dhe probleme të rënda financiare.

“Këta njerëz mbi 85 për qind kanë kredi, për të cilët kreditë mund t’ua marrin edhe pak atë pasuri që kanë në shtëpi. Greva sot do të vazhdojë deri në orën 15:00 dhe për çdo ditë do të jemi prej orës 10:00 deri në ora 15:00, derisa të përfundojë. Është idiotizëm i llojit të vet çka janë duke e bërë …Shteti ka organet dhe ai duhet ta vendosë për të. Dje në ora 14:00 kemi komunikuar, përderisa më herët na është thënë edhe nga drejtori i QKUK-së që kjo procedurë mund zgjatë tri ditë. Afat që ka qenë para dhjetë dite, dje na është thënë që i nuk guxon me e marrë përgjegjësinë as drejtori i QKUK-së e as drejtori i SHSKUK-së…Arsyetimi na është thënë kështu, në fillim KRPP-ja, më pastaj OSHP-ja dhe ne, unë personalisht e kam vërtetu që paska qenë në rren. Dhe ata kanë thënë që ju garantojmë edhe kemi letër, sepse na kanë thënë në fillim që nuk po na i çon kodet. Ne kemi shku tek kryetari i KRPP-së-së, na kanë dhënë letër që ne s’kemi të bëjmë me ta asgjë, dokument zyrtar e kemi dhe pastaj është gju topi në QKUK përfundimisht. Tani, në QKUK, sipas KRPP-së, duhet drejtori të na japë sinjal për me shty procesin përpara. Dhe drejtori po thotë unë nuk kam qasje aty, prokurimi duhet me kry këtë punë dhe ne nuk po dimë, prokurimit të drejtorit dhe ne kemi mbet këtu”, ka nënvizuar Azemi.

Edhe përfaqësuesi i Shoqatës së Sigurimit Fizik të QKUK-së, Hakif Sylejmani, kërkoi sqarim institucional dhe vendim të qartë për fatin e tyre.

“Ne jemi në hallet shumë të mëdha si punëtor në QKUK dhe kemi shumë padrejtësi brenda institucionit të QKUK-së. Këtu është çështja e këtyre tenderëve, çështja e rikthimit në menaxhim të brendshëm. Këtë na ka ndërhyrë çështja e menaxhimit të brendshëm. Kemi goxha oferta edhe prej ministrisë edhe prej drejtorëve të SHSKUK-së dhe QKUK-së që jemi na kthyer në menaxhim të brendshëm, por na nuk i mohojmë edhe kompani tjera. Me cilën kompani? Që na t’ia fillojmë punës, nuk kemi diçka kundër kësaj kompanie. Po kemi pasur takimet. Hajdari takimin e fundit e ka heqë përgjegjësinë prej vetes. Ne do të vazhdojmë derisa prej Drejtorisë të Përgjithshme të kemi një sinjal se me këtë datë keni me nënshkrua kontratë me u kthyer në vendet e punës, përndryshe na vazhdojmë grevën deri si dihet, një muaj, dy muaj, tre muaj”, ka thënë ai./KP/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort