Me thirrjen “mosbindje e vazhdueshme” është hapur edicioni i 25-të i Festivalit Ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe atij të shkurtër, “DokuFest”.
Edhe këtë vit kur festivali po shënon 25 vjetorin, organizatorët kanë përgatitur një edicion të pasur me qindra filma që prekin tema aktuale dhe me peshë për shoqërinë.





