Në rastin Thaçi dhe të tjerët ka nisur dëshminë dëshmitari i mbrojtur me numër W04737.
Dëshmia e tij pritet të zgjasë dy ditë.
Sipas njoftimit që dha prokurori Matt Hawling, dëshmitari ka qenë pjesë e UÇK-së, në zonën operative të Pashtrikut dhe do të dëshmoj për ato që i ka parë gjatë asaj kohe.





