LAJME

Nis asfaltimi në rrugën Kijevë–Malishevë

Nis asfaltimi në rrugën Kijevë–Malishevë
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Gusht 2026, 16:38

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në një pjesë të segmentit të rrugës Kijevë–Malishevë (R119).

Sipas ministrisë, punimet në këtë projekt po zhvillohen me ritëm të mirë, ndërsa projekti parasheh rehabilitimin e 8.6 kilometrave të rrugës.

Investimi, sipas njoftimit, kap vlerën prej 2.4 milionë eurosh dhe financohet nga Qeveria e Kosovës.

Përveç asfaltimit të ri, projekti përfshin edhe rregullimin e trotuareve, trajtimin e ujërave atmosferike, ndërtimin e pritoreve të autobusëve dhe vendosjen e sinjalizimit modern rrugor.

Ministria ka bërë të ditur se investimi në rrugën Kijevë–Malishevë është një nga projektet infrastrukturore që po zhvillohen në këtë komunë, krahas rrugës Arllat–Malishevë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika