LAJME

Niko Peleshi emërohet kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë

Niko Peleshi emërohet kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Shtator 2025, 10:47

Kryeministri Edi Rama ka propozuar Niko Peleshi si kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë, duke e cilësuar si njeriun e duhur për të marrë stafetën nga Elisa Spiropali, falë përvojës së tij të gjatë në institucione dhe prirjes ndaj risive teknologjike.

“Niko Peleshi, pas kaq vitesh eksperience dhe përkushtimi, është zgjedhja ideale për të udhëhequr Kuvendin,” u shpreh Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste.

Në të njëjtën linjë, Klodiana Spahiu, deputetja e Durrësit, është emëruar nënkryetare e Kuvendit. Sipas Ramës, ajo “vjen me eksperiencë, përkushtim dhe integritet absolut.”

Gjithashtu, Taulant Balla është zgjedhur në krye të grupit parlamentar të Partisë Socialiste./Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika