Rreth 60 përqind janë ngritur çmimet e materialit ndërtimor.
Megjithëse tani çmimet janë tejet të larta, kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarëve, Faton Hoxha thekson se zanafilla e saj është nga mesi i vitit 2020.
“Obligimet janë të mëdha dhe se duket që ka ulje të tempos nëpër vendpunishte. Zvarritje do të ketë normalisht sepse secili mendon që është ngritje momentale. Ne presim që çmimet të vijnë në nivele normale”, është shprehur Hoxha në Klan Kosova FM.





