Prokuroria Themelore në Prizren në një komunikatë për media ka njoftuar se, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.H., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Ngritet aktakuzë ndaj prizrenasit për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës

Sipas aktakuzës, me datë 14.08.2021 në Prizren, është gjetur se i akuzuari E.H., posedon një (1) pistoletë të llojit “Walter” dhe një (1) karikator të pistoletës në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët, në atë mënyrë që në një aheng familjar me pistoletë shkrep disa herë në restaurant dhe në rrugë, dhe pasi këto veprime kanë qenë të incizuara i poston në llogarinë e tij në rrjetin social Tik-Tok.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. Po ashtu, është propozuar që si dënim plotësues ndaj të akuzuarit të bëhet konfiskimi i përhershëm i pistoletës së llojit “Walter” dhe karikatori i pistoletës., thuhet në njoftim./
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

