LAJME

Ngritet aktakuzë ndaj një personi në Suharekë për shitblerje të narkotikëve

Ngritet aktakuzë ndaj një personi në Suharekë për shitblerje të narkotikëve
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Korrik 2025, 13:14

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Y.M., i cili gjendet nën masën e paraburgimit nga data 16.04.2025 për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 par.2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Sipas aktakuzës, me datë 16.04.2025, rreth orës 22:00 në Suharekë, i pandehuri pa autorizim shpërndanë dhe shet substanca psikotrope të llojit “marihuanë”, me peshë të përgjithshme prej 1kg e 143.00 gram, në atë mënyrë që pas kontrollit në veturën e tij “Opel Astra”, nën karrigen e vozitësit i është gjetur një shishe qelqi me substancë narkotike e llojit “marihuanë” me peshë 0.61 gram dhe një mulli – grinder”, njofton Prokuroria.

Ndërsa, pas bastisjes së zhvilluar në shtëpinë e tij në fshatin Reshtan të Suharekës, në njoftim thuhet se tek i njëjti janë gjetur:

  • Një shishe plastike ngjyrë e gjelbër e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 2.34 gram,
  • Një qese e tejdukshme e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 126.26 gram,
  • Një kavanoz qelqi e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 27.21gram,
  • Një kavanoz qelqi e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 251.34 gram,
  • Një kavanoz qelqi e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 228.29 gram,
  • Një kavanoz qelqi e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 255.63 gram,
  • Një kavanoz qelqi e mbushur me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 251.30 gram,
  • Dy qese plastike të mbushura me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 72.72 gram- si dhe qese të shumta plastike për paketim të mariuhanës, një qese e madhe plastike e tejdukshme me mbetje të substancë narkotike të llojit mariuhanë dhe kokainë,
  • Një mulli- grinder për bluarje si dhe një peshore digjitale.

Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika