Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit I.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ai ka kryer veprën penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 par.1, të Kodit penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas aktakuzës, më 16 korrik 2025, rreth orës 19:17min, në pikalimin kufitar në Vërmicë, i pandehuri I.K., në cilësinë e personit zyrtar, si zyrtar i Doganës së Kosovës, ka tejkaluar kompetencat e tij duke shkelur procedurat standarde të operimit të Doganës së Kosovës. Ai njëjti, duke mos zbatuar detyrimet ligjore për kontroll të automjeteve, personave dhe mallrave, ka lejuar kalimin pa kontroll të një automjeti komercial të tipit “Mercedes Sprinter”, të cilin e drejtonte A.K., të cilin e ka regjistruar në sistem si të zbrazët.





