Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda në një komunikatë për media gjatë ditës së sotme ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: E.S., dhe T.J., të cilët nga data 23.06.2022 gjenden në paraburgim,për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtitnë bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 4, nënparagrafi 4.2, 4.5 dhe 4.6 lidhur me nenin 31, Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas aktakuzës,në periudhën kohore prej 16-17 qershor 2022, në fshatin Nashec – Komuna e Prizrenit, të akuzuarit E.S., dhe T.J., së bashku detyrojnë viktimën M.E., për të kryer akt seksual pa pëlqimin e saj, me përdorim të forcës dhe shkaktimin e dehjes së të dëmtuarës, në atë mënyrë që me automjet e shoqërojnë në një restaurant dhe pastaj në shtëpizën e të akuzuarit T.J., në fshatin Nashec, e detyrojnë që të konsumojë pije alkoolike





