Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 10 zyrtarëve të shtetit, nën dyshimin për keqpërdorim detyre në vitin 2019.
Sipas njoftimit, aktakuza është ngritur ndaj zyrtarëve me inicialet: B.R., V.B., Z.A., J.A., E.M., B.D., N.P., G.M., I.B, dhe M.G.
Të pandehurit akuzohen se “në bashkëkryerje duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, si dhe, duke tejkaluar kompetencat e tyre ligjore, me dashje vepruan në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit, Ligjin për ndarjet buxhetore të vitit 2019, Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, si dhe, me aktet tjera ligjore dhe nën ligjore”.
Të gjithë këta zyrtarë akuzohen për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa e pandehura V.B. akuzohet edhe për “falsifikimi i dokumentit zyrtar”.