Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka thënë se ngjarja e së dielës në Velipojë ku u vranë katër persona dhe u plagosën dy të tjerë nuk duhet t’i frikësojë kosovarët.
Hasani në Info Magazine deklaroi se ngjarje të tilla ndodhin në çdo vend të botës dhe se nuk ka rrezik për pushuesit kosovarë, njofton Klankosova.tv.
“Raste të tilla janë individuale dhe nuk duhet të merret si çështje e turizmit. Rastet individuale mund të ketë në çdo familje dhe në çdo vend nëpër botë dhe nuk duhet të merren në këtë formë”.





