Më 4 prill 2026 ishte nisur në këmbë nga Zvicra në Kosovë e tash, 61 ditë më pas Ahmet Korça pas ka kaluar shumë vende të Evropës, ka mbërritur në vendlindjen e tij në Gjilan, në Kosovë.
Është kjo edhe një e veçantë e gjilanasve, të cilët po ndërmarrin rrugëtime të tilla, pas dy ditë më parë, nga Zvicra në Gjilan erdhën edhe dy gjilanasë, bashkëshortët Shqipe dhe Halit Kadriu, të cilët bënë këtë rrugëtim me biçikleta, shkruan radio Star.





