Pas deklaratës së mbrëmshme të kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajt, i cili se përjashtoi koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit, edhe nga VV kanë dhënë sinjale se mund të ketë një koalicion të tillë.
Nga VV japin sinjale për koalicion me Fatmir Limajn

Zëvendësministri nga VV Blerim Sallahu, i ka dalë në mbrojtje Limajt pas reagimeve të shumta rreth deklaratave të tij, teksa ka thënë se Limaj dhe Nisma kanë të drejtë demokratike, kushtetuese dhe ligjore që pas zgjedhjeve të bëjnë koalicion paszgjedhor me partitë aktuale në skenen politike.
“Përtej shpifjeve, kritikave të pabaza, insinuatave, të bëra nga akterë politik e parpolitik, Fatmir Limaj dhe Nisma kanë respektuar në përpikmëri kolaicionin parazgjedhor me një parti në shuarje siç është AAK. Tash, Fatmir Limaj dhe Nisma kanë të drejtë demokratike, kushtetuese dhe ligjore që pas zgjedhjeve të bëjnë koalicion paszgjedhor me partitë aktuale në skenen politike. Pra, marrëveshja për koalicion parazgjedhor të subjektit politik Nisma me AAK-në është realizuar. Kësisoj, sjellja e tillë është brenda rregullave demokratike!”, ka shkruar Sallahu.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Arrestimi i tre zyrtarëve të MPB-së dhe i një shtetasi të huaj, Prokuroria jep detaje

Aksioni i Policisë dhe AKI-së rezulton me 4 të arrestuar, reagon ministri në detyrë Xhelal Sveçla

Dëme milionëshe nga stuhia në Suharekë, më të dëmtuarat serat e stallat

