LAJME

Nga viti tjetër studimet bachelor dhe master do të jenë falas në Kosovë

Nga viti tjetër studimet bachelor dhe master do të jenë falas në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Korrik 2021, 19:04

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një postimi në Facebook, konfirmoi se Ministria e Arsimit ka hequr tarifat për studentët e nivelit Bachelor dhe Master duke filluar nga viti akademik 2021/22.

Lirimi i studentëve nga tarifat në universitetin publik , LVV thotë se se është në përputhje me programin qeverisës të Qeverisë Kurti II.

“Arsim publik falas është kërkesë e kamotshme e studentëve të Universitetit Publik në Kosovë. Kësaj kërkese sot iu përgjigj ministrja e MAShTI-t, Arbërie Nagavci, e cila i siguroi studentët që janë hequr tarifat për nivelin Bachelor dhe Master, dhe që një gjë e tillë po provohet të bëhet edhe me nivelin e doktoratës. Arsimi është një e drejtë për të cilën nuk duhet të paguaj askush, andaj, filluar nga ky vit akademik 2021/2022, në përputhje me Programin Qeverisës të Qeverisë Kurti II, studentët do të lirohen nga tarifat në Universitetin Publik. Më shumë mundësi e më shumë barazi, për të gjithë dhe pa dallim”, thuhet në postimin e LVV.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika