47 kandidatët për deputet që u vlerësua që kanë probleme me ligjin do të mund të kandidojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.Një dokument i Zyrës për Regjistrimin dhe Certifikimin e Partive Politike që e ka publikuar Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje thotë që rekomandon certifikimin e të gjithë këtyre kandidatëve.
Rrustemi, i cili ka qenë edhe anëtar i KQZ-së nga VV, ka thënë se ky rekomandim s’mund të ndryshohet nga anëtarët e KQZ-së që vijnë nga partitë politike.
Nga Vetëvendosje thonë se Albin Kurtit dhe të tjerëve do t’iu lejohet kandidimi në zgjedhje

“Sot KQZ-ja e ka përpara rekomandimin për të certifikuar kandidatët. Çfarëdo veprimi tjetër do të ishte antikushtetues dhe krejtësisht politik për të luftuar një subjekt politik siç është Lëvizja”, ka shkruar ai.KQZ është në mbledhje dhe do të merr vendim edhe për këtë çështje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

