LAJME

Nga sot qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza Shengen, Kurti dhe Gërvalla do t’i përshëndesin udhëtarët e parë në aeroport

Nga sot qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza Shengen, Kurti dhe Gërvalla do t’i përshëndesin udhëtarët e parë në aeroport
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Janar 2024, 09:18

Qytetarët e Kosovës nga sot, 1 janar, do të mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtete të zonës Shengen.

Megjithatë, ka disa rregulla që duhet të ndiqen, në të kundërtën, pason gjoba ose ndalesa e hyrjes. Me heqjen e vizave, qytetarët mund të qëndrojnë deri në 90 ditë brenda 6 muajsh në zonën Shengen.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kanë thënë se janë të përgatitur për këtë numër të udhëtarëve, por se janë duke investuar edhe në hapësira të reja për çfarëdo fluksi tjetër të mundshëm.

Qeveria e Kosovës në kuadër të fushatës informuese, do të organizojë udhëtimin e parë pa viza për fituesit me fat nga kuiz-i i BE-së. Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do të urojnë e përshëndesin qytetarët e parë që udhëtojnë pa viza, dhe do të mbajnë konferencë për media./KOHA/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika