Ndërrimi i orës, ka ndryshuar edhe orarin e tarifës së ulët të rrymës.
KESCO, ka bërë të ditur se ky orar do të vlejë nga sot e deri me 30 shtator.
- Reklama -
Tarifa e ulët gjatë kësaj periudhe, do të jetë nga ora 23:00 deri në ora 08:00.
Ky ndryshim vjen si pjesë e aplikimit të tarifës verore, duke u mundësuar konsumatorëve kursime më të mëdha gjatë orëve të caktuara të natës.
Kujtojmë se së fundmi ZRRE ka përmendur si mundësi shtrenjëtimin e energjisë elektrike prej 15%, propozim ky i cili ka nxitur reagime tek qytetarët dhe bizneset.
Madje si shenjë kundërshtimi për të shtunën më 5 prill është paralajmëruar protestë në Prishtinë.
- Reklama -