KFOR-i ka njoftuar se do të zhvillojë një stërvitje “Frozen Sabre”, nga data 25 deri më 28 maj 2022 në zonën e trajnimit të aeroportit të Gjakovës.
KFOR ka paralajmëruar banorët e zonës se gjatë periudhës së stërvitjes mund të shohin një rritje të qarkullimit të mjeteve të transportit ushtarak dhe civil, ku do të përfshihen mjete të rënda dhe makineri që shkaktojnë edhe dridhje të tokës, të nevojshme për skenarin e stërvitjes.





