Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një shkrimi në facebook, ka njoftuar se përveç
Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Qendrës së Mjekësisë Familjare në Bajram Curr që po bëhet realizimi i testeve të shpejta (rapide) për COVİD-19, tani për shkak të rritjes së numrit të pacientëve, kemi vendosur që këto teste nga sot t’i realizojmë edhe në QMF-të e fashtrave Gjonaj, Reçanë, Korishë dhe Zhur.
Në këtë mënyrë, përveçse do e ulim intensivitetin e punës në QKMF dhe QMF në Bajram Curr, po ashtu do t’i eliminojmë lëvizjet e qytetarëve, eventualisht të prekur me COVID-19, gjë që e parandalon përhapjen e virusit.
Me këtë rast dua të rikujtoj që përveç këtyre testeve, Komuna e Prizrenit është njëra nga komunat e para në Kosovë, që ka kompletuar pakon e shërbimeve për Covid-19, duke i realizuar edhe:
✅Testet e D-Dimer-it,
✅Rentgenin e mushkërive,
✅Analizat tjera të nevojshme dhe
✅Testet serologjike,
Virusi është ende në mesin tonë dhe ne si qeverisje lokale, së bashku me stafin shëndetësor, vazhdimisht jemi në kërkim të mënyrave të reja për ta luftuar atë. Andaj i ftoj të gjithë qytetarët që të kujdesen për veten, familjen dhe miqtë e tyre duke mbajtur maskën, distancën dhe pastërtinë, thuhet në njoftim./tvprizreni.net/
Përderisa në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bajram Curr po vazhdon…
Posted by Mytaher Haskuka on Tuesday, March 2, 2021