LAJME

Nga Presidenca e Kosovës i reagojnë Vuçiqit: Vallaqi është aset i Kosovës

Nga Presidenca e Kosovës i reagojnë Vuçiqit: Vallaqi është aset i Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Nëntor 2021, 15:29

Shefi i kabintetit të presidentes, Blerim Vela, iu është kundërpërgjigjur presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili e deklaroi Vallaqin si pjesë të Serbisë.

Vela, me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’, ka shpërndarë një hartë e sistemit transmetues të energjisë elektrike përbrenda Kosovës, në të cilën figuron edhe Vallaqi i Gazivodës.

“Zyrtarët e #qeverisë së Serbisë po përhapin informacione të rreme dhe po kërcënojnë se do të përdorin forcën, duke pretenduar se Vallaqi është aset i tyre. Është e qartë se nuk është. Është e Kosovës”, ka shkruar ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika