Zyra për informim publik e DRP në Prizren, përmes një komunikate për media, njofton se rruga Prizren-Reçan, e cila ishte e mbyllur për qarkullim nga data 12 dhjetor 2021 nga ora 18:20, sot me datë 13 dhjetor 2021 nga ora 16:00 pritet te hapet për qarkullim.
Në koordinim më përfaqësues të MI-së dhe në bazë të vlerësimit të Inspektorëve rruga do të jetë e kalueshme me kujdes të shtuar.





