Me nga një vit burgim janë dënuar dy persona nga Gjykata Themelore në Prizren për shkak se kthyen një qendër masazhi në një hapësirë ku u organizua prostitucion nga katër gra.
Sipas njoftimit, F.B. dhe A.G. në lokalin “R…. Massage” në nëntor të 2019-s kishin punësuar katër vajza dhe duke shfrytëzuar gjendjen e tyre të rëndë ekonomike, pa kontrata pune e kualifikim profesional, i kishin angazhuar për të kryer edhe shërbime seksuale. Në njoftim theksohet se atyre u ishte ofruar edhe banim pa pagesë.





