Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masë të paraburgimit prej një muaji ndaj 14 të dyshuarve për “Fajde”, të cilët u arrestuan në aksionin e kryer nga Policia në kuadër të rastit “Brezovica”.
“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër 14 të dyshuarve: B.S., F.S., E.S., A.S., Sh.R., L.H., R.A., M.A., K.G., A.M., B.O., B.A., N.A., Sh.H., e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve i`u është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara më lartë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Ndërkaq, për të arrestuarin tjetër me inicialet S.B., është refuzuar kërkesa e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit dhe i është caktuar masë e sigurisë ndalimi për t’iu ofruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një muaji.





