LAJME

Nga një muaj paraburgim dy të pandehurve që e rrahën një person në Prizren

Nga një muaj paraburgim dy të pandehurve që e rrahën një person në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Qershor 2022, 16:23

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurve R.B., dhe A.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

Më 22 qershor, në orët e pasdites në Prizren, të pandehurit në bashkëveprim, i shkaktuan lëndime trupore dhe përkohësisht ia dëmtuan shëndetin të dëmtuarit A.S., thuhet në komunikatën e gjykatës.

Gjykata më tej sqaron, “për shkak të një mosmarrëveshjeje me fqinjin e tyre – të dëmtuarin, e sulmojnë atë fizikisht, i pandehuri R.B., e godet me një thikë (brisk dore), ndërsa i pandehuri A.Sh., e godet me një shufër metalike, mjete këto që mund të shkaktojnë lëndime të rënda trupore ose dëmtim të rëndë të shëndetit në pjesën e abdomenit dhe pjesë tjera të trupit, si pasojë e këtyre veprimeve, të dëmtuarit i shkaktojnë lëndime rënda trupore, sipas raportit mjekësor të emergjencës”.

Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale dhe ka vlerësuar se me lënien në liri të të pandehurve, të njëjtit mund të arratisen me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika