Byroja Kosovare e Sigurimit njofton se nga një janari i këtij viti stikersat e lëshuara nga Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në gjithë vendin do të mbajnë ngjyrën e gjelbër, pra nuk do të jene me ngjyrë të njëjtë siç kanë qenë edhe vitin e kaluar.
Ndryshimi i ngjyrës ka për qëllim të vetëm lehtësimin e punës së Policisë së Kosovës, pra për të dalluar nga distanca automjeteve që dalin në komunikacion pa një policë të sigurimit




