Turqia po përgatitet të marrë përsipër komandën e Misionit të NATO-s në Kosovë në një periudhë kur tensionet midis Kosovës dhe Serbisë kanë shënuar rritje.
KFOR-i, cili filloi me detyrën më 12 qershor 1999 në Kosovë në përputhje me vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin, ka rreth 4.500 pjesëtarë ushtarakë ndërkombëtarë nga 27 vende, duke përfshirë 21 anëtarë të NATO-s dhe gjashtë vende partnere që nuk janë anëtarë të NATO-s.





