KRU “Hidroregjioni Jugor” , përmes një komunikate njofton se që nga data 19.03.2024 ( e martë) do të fillojë me aksionin e shkyqjeve në fshatin Zhur, ndaj konsumatorëve borxhlinj, të cilët nuk i kanë përmbushur detyrimet e tyre ndaj kompanisë.
“KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.a – Prizren ju njofton se që nga data 19.03.2024 do të fillojmë me aksionin e shkyqjeve në fshatin Zhur.
Duke pasur parasysh që në këtë zonë rënja e inkasimit ka qenë shumë e ulët, jemi detyruar të fillojmë me shkyqjet për mospagesë, konsumatorët të cilët kanë borgj mbi 200 € ftojmë të kryejnë obligimet e tyre ndaj komanisë ose të bëjnë riprogramim të borgjit ata të cilët nuk kanë riprogramuar.
Lusim Konsumatorët e kësaj zone që të bëjnë pagesën e borgjit , në të kundërtën jemi të detyruar që me ekipet e inspektoriatit të bëjmë shkyqjet nga rrjeti i ujësjellësit dhe në rastet kur konsumatori shkyqet për rikqyje duhet të bëhet pagesa e 50% të borgjit total.
Pagesat e faturave tuaja mujore do të ndikojnë direkt në kualitetin e shërbimeve që do të ofrohen dhe në investime afatgjate.”,thuhet në fund të kësaj komunikate. Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.