Nga 15 nëntori, sipas legjislacionit në fuqi, fillon zyrtarisht stinori dimëror në Kosovë, i cili zgjat deri më 15 mars 2026. Autoritetet rrugore bëjnë thirrje që shoferët të jenë të përgatitur për kushtet e acarta dhe rrugët e mundshme të mbuluara me borë ose akull.
Policia e Kosovës dhe institucionet përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve njoftojnë se gjatë kësaj periudhe:
Automjetet deri në 3.5 ton duhet të pajisen me goma dimërore në të gjitha rrotat. Automjetet mbi 3.5 ton duhet të kenë goma dimërore në rrotat kryesore dhe, kur rruga është e akullt ose me borë, përdorimi i zinxhirëve është i detyrueshëm.Gomat dimërore duhet të jenë të shënuara me simbolin M+S, MS ose M&S.





