LAJME

Nga mungesa e ujit te presioni i lartë – banorët e Zhurit ankohen për presionin e lartë të ujit në disa lagje

Nga mungesa e ujit te presioni i lartë – banorët e Zhurit ankohen për presionin e lartë të ujit në disa lagje
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Korrik 2026, 19:44

Disa familje të fshatit Zhuri kanë ngritur shqetësime lidhur me presionin e lartë të ujit në rrjetin e furnizimit, duke thënë se kjo situatë po u shkakton dëme të konsiderueshme në instalimet shtëpiake.

Sipas banorëve, presioni i tepërt i ujit ka dëmtuar bojlerë, gypa dhe pajisje të tjera të lidhura me sistemin e ujësjellësit. Ata thonë se problemet janë shfaqur në shumë familje dhe se dëmet po vazhdojnë të shtohen.

“Pothuajse çdo ditë po përballemi me prishje të gypave ose probleme me bojlerët. Presioni i ujit është shumë i lartë dhe po shkakton dëme materiale”, thonë banorët e lagjes Susuri dhe Sope.

Banorët kërkojnë nga kompania KRU ’’Hidroregjioni Jugor’’ në Prizren që të ndërhyjnë sa më shpejt për të verifikuar shtypjen në rrjet dhe për të ndërmarrë masa konkrete për uljen e presionit në nivele normale.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika