Paga minimale në Kosovë nga muaj korrik është 500 euro bruto.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti derisa ka uruar për ngritjen e kësaj page nga 425 në 500 euro, ka thënë se rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat përfitojnë nga kjo rritje.
“Paga minimale në vendin tonë ngeli e pandryshuar për më shumë se 10 vjet. 2011 ishte viti i fundit kur ajo u ndryshua. Që prej atëherë ajo mbeti 130 përkatësisht 170 euro (varësisht se a je nën apo mbi 35 vjeç). Ndërkaq, gjatë qeverisjes sonë u ngrit katër herë: nga 130 e 170 euro në 250 euro, mandej në 350 dhe së fundi në 425 euro.”- ka shkruar Kurti.![]()





