Nga dita e hënë me 15 nëntor, nis sezoni i dimrit për veturat në Kosovë, ku nga kjo datë e deri me 15 mars, bëhet vendosja e gomave të dimrit, shkruan Gazeta Metro.
Ashtu siç tregon edhe emri, gomat e dimrit janë të dizajnuara veçanërisht për motin e ftohtë dhe me borë.
Gomat e dimrit kanë rëndësi të madhe për vozitjen gjatë dimrit, sezoni i të cilit nis më 15 nëntor dhe zgjat deri më 15 mars. Gjatë kësaj periudhe, shoferët janë të obliguar të pajisin veturat e tyre me goma të tilla.





