Në Wuhan u raportua rasti i parë me Covid-19 në nëntor të 2019-ës.
Në mars, Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi një raport me 120 faqe duke theksuar 4 teori për origjinën e tij.Një skenar shumë të mundshëm: virusi u përhap te njerëzit përmes kafshëve si lakuriqët e natës.Një tjetër me shumë pak gjasa ishte që virusi të ketë dalë nga laboratori.
Por tani, ka dalë një informacion i rilidhur me kërkuesit në një nga laboratorët e Kinës, Instituti i Virologjisë në Wuhan.Një raport i inteligjencës amerikane zbuloi se 3 shkencëtarë të laboratorit u sëmurën në nëntor të 2019-ës dhe ishin shtruar në spital.Departamenti i Shtetit njoftoi në janar se në vjeshtën e 2019-ës disa shkencëtarë patën simptoma të ngjashme me Covid-19.





