- Reklama -

Nga data 1-7 nëntor, në Prizren fillon aksioni vjeshtor për mbledhjen e mbeturinave të vëllimshme

Faqja zyrtare e komunës së Prizrenit, njofton se Sektori i Menaxhimit të Mbeturinave në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, në datat 1-7 nëntor do të realizojë aksionin vjeshtor të mbledhjes së mbeturinave të vëllimshme nga të gjitha amvisëritë.

Mbeturinat e vëllimshme llogariten të gjitha gjësendet e vjetërsuara që nuk përdoren, duke përfshirë orendi të vjetra shtëpiake, vitrina, set ulësesh, tepihë, pajisje teknike etj.

- Reklama -

Ky aksion realizohet sipas orarit të rëndomtë të mbledhjes së mbeturinave. Shtëpitë private këto mbeturina duhet t’i vendosin para dyerve, në ditën kur bëhet shërbimi për mbledhjen e mbeturinave në lagjen përkatëse. Ndërsa banimet kolektive, duhet t’i vendosin ato në pikën publike më të afërt të grumbullimit të mbeturinave. Mbeturinat e vëllimshme nuk duhet të hudhen në çdo kohë!

Shërbimi është pa pagesë dhe bëhet vetëm dy herë në vit. Lusim qytetarët që ta respektojnë orarin e mbledhjes së mbeturinave dhe për çdo informatë shtesë të lajmërohen në Sektorin e Menaxhimit të Mbeturinave në Komunën e Prizrenit, në numrin e telefonit 038/200-44-750, thuhet në fund të këtij njoftimi.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort