LAJME

“Ne jemi pasardhësit e UÇK-së”, nata e 14-të e protestës kundër vendimit të Hagës

“Ne jemi pasardhësit e UÇK-së”, nata e 14-të e protestës kundër vendimit të Hagës
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Shtator 2026, 21:15

Sonte vazhdon nata e 14-të e protestës në Prishtinë, e cila kundërshton vendimin dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Numër i madh i qytetarëve janë prezent në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet, tash e dy javë.

Në disa pankarta, është vënë edhe mbishkrimi “Ne jemi pasardhësit e UÇK-së”.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale dënoi me 81 vjet burgim Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika