“Edhe udhëtimet nga Kosova për në Zvicër – edhe pse Kosova nuk është në listën e vendeve të rrezikuara – mund bëhen vetëm me test PCR negativ. Por karantinë nuk ka”, thotë z. Ukelli për albinfo.ch
Dje, (më 27 janar) Këshilli Federal i Zvicrës ka marrë vendimin e ri, sipas të cilit, nga 8 shkurti, edhe personat që udhëtojnë nga vendet e sigurta (që nuk janë “zona rreziku” ose në listën zvicerane të karantinës), detyrohen të kenë një test negativ kur të nisen për në Zvicër.
Pas publikimit të këtij lajmi nga albinfo.ch, në redaksinë tonë ka pasur pyetje dhe kërkesa të shumta të lexuesve për sqarim.
Shqetësimet më të mëdha të tyre kishin të bënin, sigurisht, me vështirësimin e paralajmëruar të lëvizjes nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia drejt Zvicrës, sipas rregullave të reja.
Dhe në të vërtetë, shqetësimi i tyre është me vend sepse, duke filluar nga 8 shkurti, të gjithë ata që hyjnë në Zvicër detyrohen të tregojnë rezultatin negativ të testit, shkruan albinfo.ch. Kjo vlen për ata që vijnë nga vendet jashtë zonës së rrezikut, pra edhe për Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Serbinë etj. ndërsa ata që vijnë në Zvicër nga vendet në zonë rreziku, duhet të mbyllen edhe karantinë.
Për të bërë verifikimin e lajmit, edhe nga ana e autoriteteve kosovare, albinfo.ch ka pyetur ambasadorin e Republikës së Kosovës në Zvicër, z. Sami Ukellin.
Ai konfirmon atë që në një mënyrë mund të kuptohej nga komunikata e autoriteteve zvicerane.
“Sipas këtij vendimi që nga data 8 shkurt cdo person që hyn në Zvicër nga vendet e rrezikuara, e ato më pak të rrezikuara me avion – me pak përjashtime – duhet te ketë një test negativ jo më të vjetër se 72 orë. “Nga vendet e rrezikuara vendoset masa e karantinimit. Nga dita e 7-ka mundësi të hiqet karantina nëse bën një test PCR apo të shpejtë.
Kjo nënkupton që edhe udhëtimet nga Kosova për në Zvicër – edhepse Kosova nuk është në listën e vendeve të rrezikuara – mund bëhen vetëm me test PCR negativ. Por karantinë nuk ka”, thotë z. Ukelli për albinfo.ch.
Problemi tjetër aktual , i cili po ashtu preokupon bashkatdhetarët tanë në Zvicër është ky: A kërkohet, me rastin e hyrjes në Kosovë testi negativ edhe për kosovarët që udhëtojnë nga Zvicra?
Edhe për këtë problem morëm prononcimin e ambasadorit Ukelli.
“Në fakt testi kërkohet nga të gjithë që hyjnë në Kosovë e sipas vendimit të qeverisë kanë qëndruar jashtë Kosovës për më shumë se 24 ore – pa dallime të shtetësisë por nga vendi i ardhjes (zonat sipas ecdc)”, sqaron ambasadori Ukelli për albinfo.ch. “Dallimi është vetëm që nëse kosovarët nuk e kanë testin duhet të vetizolohen për 7 dite, kurse shtetasit e huaj nuk i lënë të futen në avion fare.
Të gjitha këto masa që po merren në gjithë Evropën kanë për qëllim të evitojnë udhëtimet e panevojshme e me këtë zvogëluar numrin e të infektuarve me mutacionet e reja që janë më ngjitëse se ato deri tani”, përfundon amabsadori i Republikës së Kosovës në Bernë, z. Sami Ukelli.
Duke qenë se edhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, prej nga vijnë shqiptarët e Zvicrës (përveç Malit të Zi) tashmë janë jashtë zonës së rrezikut