LAJME

Nga 500 deri në 3 mijë euro për “meraklitë” e targave – kaq kushtojnë kombinimet e veçanta

Nga 500 deri në 3 mijë euro për “meraklitë” e targave – kaq kushtojnë kombinimet e veçanta
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Shtator 2026, 11:50

Meraklit e targave me kombinime të veçanta tashmë duhet të paguajnë më shtrenjtë për numrat e dëshiruar.

Qytetarët që dëshirojnë targa me kombinime të veçanta të numrave duhet të paguajnë tarifa të reja, të cilat variojnë nga 500 deri në 3 mijë euro.

Tarifat e reja për targat me kombinime të veçanta kanë hyrë në fuqi në muajin prill, pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sipas tarifave të përcaktuara, targat me numra të njëjtë dhe me kod të njëjtë të rajonit kushtojnë 3 mijë euro.

Kështu, për kombinime si 03-333, 02-222, 04-444, 05-555 apo 06-666, qytetarët që dëshirojnë t’i kenë këto targa duhet të paguajnë 3 mijë euro.

Ndërkaq, për targat me numra të njëjtë, por me kode të ndryshme të rajonit, tarifa është 2 mijë euro.

Për numrat fiks, si 200, 300, 400, 500 e të tjerë, tarifa është 1 mijë euro, ndërsa për targat me numra të ndryshëm pagesa është 500 euro.

Kështu, një targë si 03-333, e cila për shumë shoferë konsiderohet kombinim i veçantë, tashmë kushton 3 mijë euro.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika