LAJME

Një grua 65 vjeçare gjendet pa shenja jete brenda banesës në Prizren

Një grua 65 vjeçare gjendet pa shenja jete brenda banesës në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Shtator 2026, 09:02

Një ngjarje e rëndë është regjistruar të mërkurën në Prizren, ku një grua është gjetur pa shenja jete brenda banesës ku jetonte, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është Ajshe Ahmeti-Idrizi, e lindur në vitin 1962, ndërsa rrethanat e vdekjes së saj tashmë po hetohen nga Policia dhe Prokuroria.

Rasti është zbuluar pasi një person që kishte nën mbikëqyrje banesën është shqetësuar për faktin se gruaja nuk po përgjigjej dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Patrulla policore ka dalë në adresën e raportuar, në rrugën “William Walker”. Meqë nuk kishte çelës për të hyrë brenda, dera e banesës në katin e gjashtë është hapur me forcë, ndërsa brenda është gjetur 64-vjeçarja pa shenja të dukshme jete.

Në vendngjarje kanë dalë ekipet e Emergjencës dhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen.

Foto: Arkiv

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika