Qytetarët të cilët futen me vetura në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, tash e tutje do të paguajnë nga 1 euro për qëndrim deri 1 orë. Kështu është përcaktuar me Rregulloren e re e cila ka hyrë në fuqi këtë muaj.
Më herët, për këtë kohëzgjatje qëndrimi ata kanë paguar 0.50 centë.
“Çdo person i cili me automjetin e tij shfrytëzon parkingun në hapësirat e QKUK-së është i obliguar të paguaj çmimin për kohën e shfrytëzimit si në vijim: a) nga 01 min – 60 min, çmimi 1 euro”- thuhet në Regullorën për Shfrytëzimin e Parkingut në Hapësirat е QKUK-së.





