Nga 20 dhjetori, shtetasve të huaj do tu duhet një test negativ PCR për të hyrë në Serbi, ndërsa qytetarëve serbë do tu nevojitet ose test negativ ose do të dërgohen në karantinë 10-ditore, shkruajnë mediat lokale.
Sipas mediave serbe, vendimi vlen nga 20 dhjetori deri më 10 janar i vitit 2021.
“Kemi vendosur që të gjitha masat kufizuese që kanë qenë në fuqi deri më tani do të jenë në fuqi deri të premten, 18 dhjetor, pas së cilës do të takohemi përsëri dhe do të shohim nëse do të vendosim ndonjë masë shtesë ose do t’i ndryshojmë ato ekzistuese”, deklaroi Ministrja e Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale dhe anëtare e Shtabit të Krizave, Darija Kisiq Tepavçeviq, pas seancës, përcjell albinfo.ch.





