- Reklama -

Nga 1 shtatori ka hyrë në fuqi kalimi nëpër Austri me patentë shofer të Kosovës

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri, njofton se që nga data 1 shtator 2021, ka hyrë në fuqi kalimi nëpër Austri me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, njëherit kanë bërë të ditur se cilat kategori do të përfitojnë nga ky lehtësim, derisa kanë shtuar që e njëjta nuk do të vlejë për ata qytetarë të Kosovës, të cilët në Austri kanë qëndrimin e tyre me leje qëndrimi, raporton teve1.info.

- Reklama -

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri njofton se që nga data 1 shtator 2023, pas  ndryshimit të Ligjit Federal të Austrisë dhe aktit respektiv normativ lejohet kalimi nëpër Austri me patentë shofer të Republikës së Kosovës.  Nga ky lehtësim përfitojnë këto kategori: Qytetarët e Kosovës që në Austri ndodhen si vizitorë, qytetarët e Kosovës që nëpër Austri kalojnë transit, qytetarët e Kosovës që kanë qëndrim të përkohshëm në Austri. Ky lehtësim nuk vlen ende për të gjithë ata qytetarë të Kosovës, të cilët në Austri kanë qëndrimin e tyre të rregullt me leje qëndrimi”, thuhet në postimin e tyre.

Më tej, kanë shkruar se Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri dhe institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdojnë angazhimin e tyre intensiv për njohjen e plotë të patentë shoferëve, e cila do të lehtësojë konvertimin dhe zëvendësimin e plotë të lejes së patentave për qytetarët e Republikës së Kosovës me leje qëndrimi afatgjatë në Austri./teve1.info/.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort