- Reklama -

Nga 1 nëntori, 843 qortime janë dhënë për targat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në reagimin e fundit që ka bërë për situatën në veri, ka njoftuar se nga 1 nëntori numri i qortimeve të dhëna për serbët që nuk kanë konvertuar targat ilegale në RKS ka qenë 843.

Sipas Kurtit, gjatë shqiptimit të masave të qortimeve nuk ka pasur asnjë incident e asnjë ankesë.

- Reklama -

Kreu i Qeverisë i ka bërë thirrje edhe një herë qytetarëve që kanë targa ilegale t’i konvertojnë ato në RKS, pasi ka “lehtësira të mëdha tatimore”.

“Nga 1 nëntori ka filluar dhënia e qortimeve apo vërejtjeve ndaj ngasësve të veturave që bartin tabela ilegale në territorin e Kosovës, trashëgimi ato e regjimit të Milosheviqit. Deri më sot, numri i qortimeve të dhëna është gjithsej 843. Nuk ka pasur asnjë incident dhe nuk është regjistruar asnjë ankesë. Kështu do të vazhdojmë për tri javë, pra deri më 21 nëntor, atëherë kur fillojnë gjobat ashtu siç parashihet me ligj”, ka shkruar Kurti.

Sipas vendimit të Qeverisë për shkallëzim të sanksioneve, nga deri më 21 nëntor do të ketë masa qortuese për serbët që nuk konvertojnë targat ilegale në RKS. Deri më 21 janar, do të fillojë gjoba prej 150 eurosh. Deri më 21 prill do të ketë targa provuese dhe më pas konfiskim.

Serbët u larguan nga institucionet e Kosovës të shtunën si protestë ndaj vendimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort