- Reklama -

Nga 1 janari, WhatsApp nuk funksionon më në këta telefona Android

Meta ka vendosur t’i japë fund mbështetjes për WhatsApp në telefonat e vjetër Android.

Përkundër faktit se prodhuesit e telefonave prezantojnë modele të reja çdo vit, ka një numër të caktuar përdoruesish që i ndryshojnë pajisjet e tyre shumë më rrallë – çdo disa vjet.

- Reklama -

Ka edhe një numër më të vogël të atyre që përdorin telefona 8-9 ose më shumë se dhjetë vjeç. Pajisjet e tilla në përgjithësi nuk mund të instalojnë versione më të reja të sistemeve operative ose nuk marrin përditësime sigurie. Shpesh ndodh që ata të humbasin edhe mbështetjen për përdorimin e aplikacioneve të njohura.

I tillë është rasti me një numër të caktuar telefonash të vjetër, të cilët nga 1 janari 2025 nuk do të mund të mbështesin më WhatsApp.

Meta ka vendosur që telefonat që janë mbi 10 vjeç dhe ende përdorin Android KitKat nuk do të mbështesin më veçoritë gjithnjë e më të kërkuara dhe opsionet e AI që WhatsApp po zbaton vazhdimisht.

Ndër telefonat që humbasin mbështetjen për WhatsApp janë: Samsung Galaxy S3, Galaxy Note 2, Galaxy Ace 3 dhe Galaxy S4 Mini; HTC One X, One X+, Desire 500 dhe Desire 601; Motorola Moto G (gjenerata e parë), Razr HD dhe Moto E 2014; Sony Xperia Z, Xperia SP, Xperia T dhe Xperia V; si dhe LG Optimus G, Nexus 4, G2 Mini dhe L90.

Më parë, Meta bëri të njëjtën gjë me modelet e iPhone që përdornin iOS më të vjetër se versioni 15.1, kështu që WhatsApp nuk mbështetet më në modelet iPhone 5s, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.

Nëse përdorni një nga telefonat e listuar, duhet të kopjoni të dhënat tuaja WhatsApp në një pajisje më të re. Përndryshe, të gjitha skedarët e fotografive dhe videove, si dhe historiku i bisedave, do të fshihen nga 1 janari.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort